Rastet me koronavirus në Shkodër e Tepelenë, një 39 vjeçare niset në Tiranë

Ditën e sotme (9 korrik) u regjistruan 11raste të reja të cilët janë kontakte të të infektuarve të mëparshëm.

Aktualisht Shkodra ka 173 pacientë aktivë ngatë cilët 162 ndodhe të izoluar në shtëpi dhe 10 pacientë janë të shtruar nëspital.

1 pacient tjetër ndodhet në terapi intensive.Prej fillimit të pandemisë në Shkodër janë kryer 2,541 testime prej të cilëve435 persona kanë rezultuar pozitivë.

Ndërkohë numri i të shëruarve ka shkuar në 250teksa numri i viktimave në nivel qarku që përfshin 5 bashki janë 12.

Ndërsa rasti i ri që u regjistrua në Tepelenë ështënjë 39-vjeçare me iniciale B.A. nga fshati Nivicë.

Ajo është nisur me urgjencë drejt kryeqytetitme autoambulancë.

Rastikonfirmohet nga NJVKSH Tepelenë ku specifikon se 39 vjeçarja kishte ardhur ngaTirana para disa ditësh tek prindërit e saj në fshatin Nivicë dhe me pas kishtendjerë simptoma të dukshme te përaferta me ato të COVID-19.

Kanë qenëinspektorët e NJVKSH ata qe kanë marrë tampon tek 39 vjeçarja e cila sapo ukonfirmua me këtë virus.

NJVKSH sapoka marrë tampone tek prindërit dhe tek kontaktet e 39 vjeçares në fshat.

Gjatë 24 orëvetë fundit, Shqipëria shënoi 82 të infektuar.