Vasili i nxjerr videon Manastirliut: Pse gënjen për testimet serologjike?

Përmes një postimi në Facebook, nën-kryetari i LSI-së Petrit Vasili pyet ministrene Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, pse gënjen.

Duke cituar Manastirliun, Vasili duke krahasuar dy deklarata të saj theksonse ajo thotë se janë bërë 8000 testime serologjike, ndërsa po vetë pohoi se janëbërë deri më sot 4010 të tilla.

Vasili: Popse gënjen Ministrja e Shëndetësisë xhanëm? Ministrja e Shëndetësisë,Manastirliu më 29 qershor ne Emisionin OPEN te gazetares Eni Vasili deklaroi: "Kemifilluar testimin e serologjisë për mjekët. Janë bërë më shumë se 8 mijë analizaserologjike”.

Sot me 8 korrik, vete Ministria e Shëndetësisë,pas nëntë ditësh, deklaron se janë bere vetëm 4010 testime serologjike, osegjysma e asaj, qe tha Ministrja ne 29 qershor.

COVID-19 – Statistika (8 Korrik 2020) TESTIME TOTALE 30647 - TESTIME MOLEKULARE 26637 - TESTIME SEROLOGJIKE 4010

Pse genjen Ministrja Manastirliu? Ja kerkon Rama? E genjejne vartesit? Apo kaosi mbreteron dhe rendesi ka te shprazen shifra si te vijne, boll te genjehen njerezit dhe te shtyhet edhe nje dite propagande. Video e meposhtme provon gjithshka.