Athinë, furtunë në ambasadën shqiptare, shkarkohet Ardiana Hobdari, qeveria propozon Luela Hajdaragaj

Marrëdhëniet mes presidentit dheqeverisë do të testohen sërish me dekretimin për emrin që do të drejtojëambasadën shqiptare në Greqi. Ministri i Jashtëm në detyrë Gent Cakaj ka shkarkuarnga detyra Ardiana Hobdarin dhe në vend të saj propozon Luela Hajdarin. Tashmëdo të jetë kreu i shtetit shqiptar që do të duhet të vendosë ose jo për tëvulosur propozimin e fundit.

Ambasadashqiptare në Athinë nuk do të drejtohet më nga Ardiana Hobdari, e cila ishte nëdetyrë që nga 2017.

Ministriapër Evropën dhe Punët e Jashtme ka shkarkuar jo vetëm ambasadoren Hobdarin, poredhe stafin e saj.

Njëvit më parë ndaj diplomates shqiptare është dhënë edhe masë disiplinore ngaqeveria shqiptare dhe më pas nisja e hetimeve nga Prokuroria pas skandalit tëhumbjes së pasaportave të emigrantëve shqiptarë në Greqi në mars të vitit tëshkuar.

Paskëtyre ndryshimeve të fundit qeveria propozon që ambasadën tonë në Athinë tadrejtojë Luela Hajdaragaj. Emri i saj ndodhet mbi tavolinë e Presidentit IlirMeta, i cili duhet të shprehet me dekret nëse i plotëson kriteret apo jo për tëpërfaqësuar Shqipërinë në shtetin Helen, edhe pse zonja Hajdaragaj nuk kaeksperiencë si diplomate.

LuelaHajdaragaj, vajza e ish-ministrit të jashtëm Luan Hajdargaj, ka qenë në detyrëne koordinatores së Bashkëqeverisjes në Ministrinë e Evropës dhe Punëve tëJashtme.