Vrasja e dyfishtë në Kurbin, lirohet Kreshnik Tusha

Gjykata e Kurbinit kandryshuar masën e sigurisë për 21-vjeçarin Kreshnik Tusha, të ndaluar përngjarjen e 30-majit ku u vranë biznesmenët Paulin Gjergji dhe BujarLika.

Ndaj 21-vjeçarit ështëvendosur masa e sigurisë "arrest shtëpie, teksa vijojnë hetimet në lidhje me ngjarjen.

Masa e sigurisë për Tushënu ndryshua pas identifikimit dhe prangosjes sëdy prej autorëve të dyshuar të kësaj ngjarje, Eduart Lamajt dhe bashkëpunëtorittë tij Ilir Xhepaj.

Eduart Lamaj, i dyshuari si autori kryesor iatentatit, u arrestua me22 qershor teksa po mjekohej fshehurazi në një klinikë private nëTiranë, ndërsa policia kapi edhe dy mjekët Besim Lama dhe Viktor Marku me akuzëne moskallëzimit të krimit dhe pengimit të zbardhjes së të vërtetës. 

Në kërkim janë Elson Aliaj apo (Oltion Vlashi) dhe KlaudioPerkola. Këta persona akuzohen se kanë ekzekutuar dy biznesmenët duke përdorurveshje kamuflazhi të policisë në hotelin ku ata po pinin kafe. 

Tre bashkepunetoret - Xhepaj, Alijadhe Perkola kanë ndihmuar Lamajn që të largohet nga vendi i ngjarjes, pasi ky ifundit nuk mundi të largohej për shkak të plagës së marrë si shkak i shkëmbimittë zjarrit.

Siç duket dhe nga kamerat e sigurise, njëri ka marrë në krahLamajn e plagosur, tjetri ka qenë shoferi e ndërsa i treti rrinte në gatishmërime armë, në rast të një kundërpërgjigjeje tjetër.

Ne kerkim dhe per plagosjen e nje biznesmeni tjeter -  Ilir Xhepaj, një nga tre bashkëpunëtorët nuk është një emër i panjohur për policinë shqiptare. Ai ka qenë në kërkim për një ngjarje tjetër, ku në 15 maj të këtij viti ka plagosur biznesmenin, Zef Marku po në qytetin e Laçit, gjithashtu i dënuar për grabitje dhe plagosje tjetër vite më parë.