Shkelma e grushta kundër policit, arrestohet shqiptari në Itali
Një shtetas shqiptar, u arrestua nga Policia Hekurudhore ditën e sotme (8 korrik) në stacionin Peschiera del Garda për dhunë dhe plagosje.
Oficerët e sigurisë gjatë vëzhgimit nëstacionin për sigurinë e udhëtarëve që prisnin trenat, vunë re disa të rinj qëishin ulur rrezikshëm në anën e trotuarit me këmbët e tyre të zgjatura drejt platformës.
Pas thirrjes së sigurisë, të rinjtë ularguan me përjashtim të një shtetasi shqiptar, i cili filloi të përgjigjejkundër policëve duke i provokuar e më pas i goditi.
Kur u pyet për të treguar një dokument identiteti,shqiptari reagoi dhunshëm, duke kërcënuar dhe goditur agjentët me shkelma dhegrushta.
Një prej oficerëve të sigurimit, i ciliu plagos , u drejtua në trajtim mjekësor në dhomën e urgjencës, ku është jashtërrezikut për jetën.