Mjeku specializant te spitali i Traumës rezulton pozitiv me Covid-19
Nga OraNews Përditësimi i fundit 8 Korrik 2020, 15:14
Shënohet një rast me Covid-19 në Spitalin e Traumës në kryeqytet.
Mësohet se bëhet fjalë për një mjek specializant i cili ka rezultuar pozitiv ditën e sotme, i cili është asimptomatik.
Dyshohet ai mund ta ketë marrë virusin nga kontaktet me pacientët.
Ndërkohë, më herët ka rezultuar pozitiv me Covid-19 edhe një infermier.
Ndërsa pjesa tjetër e stafit ka bërë tamponin dhe kanë rezultuar negativë.