Horrori në Kombinat, Gajda: Asocimi i ngjarjes me fenë krijon probleme
Ngjarjae disa ditëve më parë ku nënë e bijë u gjetën të pajeta në banesën e tyre nëKombinat tronditi mbarë opionin publik.
Dukeanalizuar rrethanat e ngjarjes, grupi hetimor po heton se çfarë mund t'i ketëçuar ato drejt këtij akti.
Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi, Robert Gajda në një intervistë për Ora News ngriti problemin e krijimit të lidhjes së ngjarjes me komunitetet fetare.
Aithotë se asocimi i ngjarjeve të tilla nga opinion bërësit si dhe medias, pa u bërëmë parë zbardhja përfundimtare e grupit hetimor, krijon probleme në shoqëripasi nxit publikun drejt diskriminimit.
Gajda: Kemipasur edhe raste të tjera për mënyrën e transmetimit të lajmeve ku ka qenë mediae vendosur në fokus. Ajo që shqetëson me transmetimin e lajmeve të tilla, nëradhë të parë bëhet fjalë për një ngjarje shumë tronditëse dhe jo për gjëra tëzakonshme. Shikohet një lloj tendence e lidhjes së ngjarjes me aspektin fetar nërastin konkret. Në këto raste media duhet të raportojë dhe të informojë. Porkrijimi i asocimeve dhe lidhjeve të ngjarjes me një aspekt të caktuar qëidentifikohet dhe i referohet një komuniteti fetar, kjo fillon të krijojëprobleme. E para sepse ngjarja është në hetim dhe po shikohet nga organetkompetente dhe duhet të vërtetohet dhe të shihet vërtetë se çfarë ka ndodhur.
Në momentin kur një ngjarje e tillëfillon të identifikohet me një komunitet fetar, fillon të krijojë një lidhje qënuk dihet të ketë ndodhur. Krijon një lidhje në opinionin publik të një ngjarjetë rëndë. Kjo krijon paragjykime të gabuara nga të gjithë qytetarët e tjerë. Efillojnë ta shohin këtë komunitet fetar në të dëmshëm dhe krijon urrejtje tekto. Sfondi fetar që i jepet nuk ndihmon në këto raste. Është gabimi më i madh qëmund të bëhet sepse është e nxituar edhe e përgjithësuar. Janë këto paragjykimetë krijuara në shoqëri që bëhet. Një njeri nuk është vetëm besimtar në jetë,nuk është vetëm i lidhur me aspektin fetar.
Edhe bullizmi është një manifestim ipërdorimit të gjuhës përçmuese që një familje apo një grup shoqëror i caktuarmund të bëjë kundrejt një komuniteti të caktuar. Edhe tek fëmijët krijohet njëndjenjë superioriteti apo inferioriteti që shiko pse duhet të qëndrojë ky njerime mua por dhe mund ta tall këtë njeri. Shumë shpesh ka çuar dhe në vetëvrasje.Media ka një rol kyç sepse është ajo që transmeton, sidomos media tradicionaleqë është më e formuar profesionalisht. Nuk duhet vetëm të informojë por edhe tëedukojë. Duhet të jetë e ndjeshme ndaj këtyre temave.
Intervista në studio me gazetarin Sebastian Zonja, përgatitipër online Endi Mullaj