Baza propozon të larguarit, kërkon “grupin” e Berishës, demokratët e Shkodrës “rikthejnë” Topallin
Demokratët kërkojnë rikthimin e figurave tëcilët nuk kandiduan ne zgjedhjet e 2017 dhe njihen si kritik të Lulzim Bashës.Anëtarë të strukturave në Shkodër kane propozuar Jozefina topallin, ish-nënkryetarene PD si kandidatë për deputete. Në Vlorë kërkohet rikthimi i BujarLeskajt, ndërsa anëtarësia në Tiranë ka propozuar edhe ish Ministrin e JashtëmBesnik Mustafaj.
Procesi i përzgjedhjesse kandidatëve për deputet dhe kryetarë bashkie, nga anëtarësia, po i jeppartisë demokratike mundësinë jo vetëm të hapet ndaji emrave të rinj por edhe përtë përfshirë në proces të larguarit e 2017-ës apo kritikët e Bashës.
Demokratet e Shkodrëskane propozuar Jozefina Topallin, për të qenë sërish deputete e kësaj force politike.
Edhe pse procesi ipropozimeve është në fillimet e saj dhe ne shume grup seksione ende nuk ka pasur mbledhje, burimet i than RTVOra, se deri tani në të paktën dy grup-seksionekane vendosur emrin e ish nënkryetares sëpartisë demokratike.
E njëjta situatëparaqitet edh ene qarqe të tjera, ku baza ka propozuar emra të tëlarguarve dhe që nuk kandiduan nëzgjedhjet e vitit 2017, dhe që kritikuan Bashën për mënyrën se si e drejtonPartinë Demokratike.
Demokratët e Tiranësnë degën 9 mes shume emrave, kanë propozuar si kandidatët të mundshëm për deputet ish-ministrin e jashtëm BesnikMustafaj.
Në vitin 2017, pashumbjes Mustafaj kritikoi Bashën, por në asnjë rast nuk e shkëputi marrëdhënienduke u takuar sistematikisht në vitet e fundit.
Demokratët Vlonjatw,kanw kërkuar rikthimin e Bujar Leskajt, menjëherë sa ky i fundit dorëzoi detyrëne Kryetarit Të kontrollit të Lartë të shtetit.
Leskaj ka kandiduar nëqarkun e Vlorës në zgjedhjet e 2005.
Procesi i propozimittë emrave për deputet dhe kryetar bashkisë është në fillesat e saj, ndërsapritet që shumë emra të tjerë të shkruhen në listë.
Faza e propozimeve dotë zgjas deri në 31 korrik, e më pas, në selinë blu do të ngrihet një komisioni cili do ti filtroi ata, për ti përballur me pas me votën e anëtarësisë.