‘Drejtësia’ solli amnistinë, Bushati: Organet e drejtësisë do të garantojnë mosfutjen e parave të pista
Ecuria e reformës në drejtësi dhe injektimi nëekonomi të parave janë 2 arsyet bazë që për PS duhet një amnisti fiskale. Në njëintervistë për TV Ora, deputeti Ervin Bushati, shprehet se do të jenë organet edrejtësisë që do të garantojnë mosdepërtimin e parave të pista në ekonomi.
Mazhoranca ështëe bindur se ka ardhur momenti i duhur për të vënë në zbatim amnistinë fiskaledhe penale, për shkak të ecurisë së reformës në drejtësi, por dhe krizës financiareqë ka përfshirë vendin.
“Janë kushtet, kemi një sistem ligjor që i përgjigjet më mirë dhe kemi nj vullnet politik.”
Por a e kanësocialistët, bekimin e opozitave për të ndërmarrë këtë nismë?
“Ne kontratën e kemi me qytetarët dhe jo opozitën, e në shenjë force, mundohemi që të akomodojmë edhe opozitën në tekat që ka.”
Deputeti ErvinBushati shprehet se do të jenë organet e reja të drejtësisë, që do të garantojnë,mosdepërtimin e parave të pista në sistem.
“Që sot Prokuroria, SPAK, ministria e Brendshme dhe të gjitha institucionet i kanë instrumentat për t’i bllokuar këto para.”
Nga ana tjetër,mazhoranca ende nuk ka menduar për një mekanizëm për futjen e parave tëemigrantëve në sistemin bankar shqiptar.
“Teknikalitetet se çfarë do të ndodhë pas miratimit të ligjit dhe duhet pyetur dikush nga ekzekutivi që merret me këto gjëra.”
Në një kohë qëprojektligji është ende në fazën e konsultimit publik, Bushati shprehet semazhoranca mbetet e hapur për ndryshime të mundshme, nëse këto të fundit do tëkërkohen nga institucionet ndërkombëtare financiare.