Elbasan, bie kultivimi grurit, arsye kostoja e lartë e kultivimit dhe mungesa e fitimit

Sigurimii bukës ka qenë sfidë për shqiptarët për shumë kohë. Por në ekonominë e tregutfermerët mësuan të kultivojnë atë që sjell fitime. Ndaj vit pas viti kultivimii drithit shënoi rënie. Vetëm në Elbasan përllogaritet se u mbollën 2 mijëhektarë më pak grurë.

2000 hektarë grurë më pak përllogaritetse u kultivuan këtë vit në qarkun e Elbasanit.

Fermerët rendisin çmimet e larta që ngaplugimi deri tek korrja e drithit mes shkaqeve që po i largojnë nga tradita ekultivimit të drithit.

“Nuk ka leverdi më njëri se çmimet janë shumë të larta.”

Orientimi drejt bimëve mjekësore dhekulturave më fitimprurëse është tjetër arsye për fermerët

“Janë mbjellë me lule në vend të grurit.”

Ndërsa specialistët e bujqësisë shtojnëemigracionin dhe largimin e fermerit nga toka mes faktorëve që po ul prodhimine drithit në Shqipëri.

“Fermerët janë në atë fazë që po dinë s cilat janë kulturat më të domosdoshme për ta.”

Shqipëria plotëson rreth 48% të nevojavepër grurë me prodhimin vendas, sipas të dhënave të Ministrisë së Bujqësisë.

Sipas të dhënave të INSTAT, në vitin2018 u prodhuan 678 mijë ton drithëra, por me një rënie prej 3.5% më pak se njëvit më parë.

Për pasojë importi i grurit vjengjithmonë në rritje.

Vetëm për periudhën janar-maj 2020 kaqenë 126 mijë ton ose 75.7% më shumë se për të njëjtën periudhë në vitin 2019.

Janar-maj 2020, u importuan 126 mijë tongrurë.