Dritan Dajti drejt lirimit me kusht
Dritan Dajtit, njeriuqë mbajti peng për më shumë se 10 vitedrejtësinë shqiptare, me çështjen e vrasjes së 4 policëve, i hapet rrugapër lirimin me kusht. Burimebëjnë me dije se Gjykata e Elbasanit i ka bashkuar dy dënime në një DritanDajtit duke e dënuar përfundimisht me 25 vite burgim.
Vendimi mësohet se është marrë në datën 11 maj 2020 nga gjyqtari Tomor Kullolli, i cili ka vendosur të bashkojë dydënime të Dritan Dajtit me 23 vite dhe 25 vite burgim, në një dënim të vetëm,duke dënuar përfundimisht Dajtin me 25 vite burgim.
DritanDajtit i kanë mbetur për të vuajtur akoma burg dhe 3 mijë 917 ditë ose thënëndryshe dhe 10 vjet e 8 muaj e 27 ditë.
Mekëtë përllogaritje që daton që nga periudha e 20 prillit 2001, duke futur këtudhe uljet e dënimit me 90 ditë që Dritan Dajti do kërkojë në vitet në vijim,automatikisht këtij të dënuari për 6 vrasje i hapet rruga për të kërkuarlirimin me kusht.
Kjopasi pjesën dërmuese të dënimit ose thënë ndryshe ¾ e masës së dënimit ai e kashlyer në burg dhe mund të praktikohet lirimi i tij.