"Loja" me vetëdorëzimin, lihet i lirë ish-kryebashkiaku i Vorës, Agim Kajmaku
Gjykatae Apelit ka vendosur masën e sigurisë ''Detyrim paraqitje'' për ish-kryetarin të bashkisë së Vorës, AgimKajmaku.
Prokurojae çështjes Arta Marku ka kërkuar zbutjen e masës së sigurisë për shkak tërrethanave.
Ai u arrestua ditën e djeshme në ambientet e një spitali privat, ku kishte shkuar për të marrë kurim, pasi vuante nga diabeti dhe sëmundjet e zemrës.
Ish-kryebashkiaku i Vorës u shpall në kërkim në kërkim nga policia në nëntor të vitit të kaluar, ndërsa u shkarkua nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve pasi u denoncua nga PD se kishte fshehur në formularin e dekriminalizimit, dënimin në shtetin grek, për falsifikim dokumentesh.
Fillimisht kjo u mohua prej tij, por më pas u vërtetua nga prokuroria e Tiranës përmes një letër-porosie dërguar autoriteteve greke se ai ishte në kërkim në 2003 për falsifikim të kartëmonedhave dhe nuk ishte arrestuar pasi kishte ikur në Shqipëri. Pikërisht fshehja e këtij fakti çoi në shkarkimin e tij dhe nisjen e hetimeve.
Prokuroria firmosi urdhër-arrestin për Kajmakun më 11 nëntor të vitit të kaluar por që atëherë Kajmaku nuk u duk më, duke i shpëtuar për muaj me radhë uniformave blu. Kajmaku u zgjodh në krye të Bashkisë së Vorës ne zgjedhjet e 30 qershorit të vitit të kaluar, ndërsa që prej nëntorit të 2019 ishte në arrati.