Lirimi i Kajmakut, Bardhi: Skenar mafioz, ishte llogaritur që lulishtari i oborrit 1 mln euro të Ramës të mos vuante burg

Partia Demokratike ekonsideron skenar mafioz arrestimin dhe më pas lirimin e ish-kreut të bashkisësë Vorës, Agim Kajmaku.

Sekretari i Përgjitshëmi selisë blu, Gazment Bardhi, në një postim në facebook thotë se  policia bëri dje sikur earrestoi papritur, pas një gjoja arratisje 7 mujore, ndërsa drejtësia, nëndiktatin e qeverisë, e liroi sot nga burgu.

Sipas tij, gjithçka ishte llogaritur qëlulishtari i oborrit 1 milionë euro të Edi Ramës në Surrel të mos vuante asnjëditë burg.

"Agim Kajmaku, një falsifikator, që fshehu krimin në formularin e dekriminalizimit, u mbrojt nga Edi Rama. Kryeministri nuk e shkarkoi nga detyra, megjithëse ne provuam me dokumenta se kryebashkiaku ilegjitim i Vorës kishte mashtruar dhe ishte në shkelje flagrante të ligjit.

Gjatë kohës së “arratisë”, Agim Kajmaku u pagua 200 milionë lekë nga pushteti i Edi Ramës, duke vendosur rekord sesi një person që kërkohet nga policia, përfiton njëkohësisht miliona lekë nga tendera publikë. Ky është një pushtet i kalbur që duhet shkulur me rrënjë, sa më parë" deklaron Bardhi.

Gjykata e Apelit ka vendosur masën e sigurisë”Detyrim paraqitje”  për ish-kryetarin të bashkisë së Vorës, Agim Kajmaku.

Prokuroja e çështjes Arta Marku ka kërkuarzbutjen e masës së sigurisë për shkak të rrethanave.

Ai u arrestua ditën e  djeshme nëambientet e një spitali privat, ku kishte shkuar për të marrë kurim, pasivuante nga diabeti dhe sëmundjet e zemrës.

Ish-kryebashkiaku i Vorës u shpall në kërkimnë kërkim nga policia në nëntor të vitit të kaluar, ndërsa u shkarkua ngaKomisioni Qendror i Zgjedhjeve pasi u denoncua nga PD se kishte fshehur nëformularin e dekriminalizimit, dënimin në shtetin grek, për falsifikimdokumentesh.