Kandidatët për Rektor kundër Konit: Fushata ka nisur, nuk mund të anulohen zgjedhjet në Universitet

Dy kandidatët për Rektor në Universitetin e Tiranës kanëreaguar pas kërkesës së Rektorit aktual Mynyr Koni për anulimin e zgjedhjeve nëUniversitet.

Artan Hoxha dhe Mimoza Hafizi shprehen kundër kësajkërkese.

Sipas Hoxhës, Mynyr Koni nuk ka asnjë kompetencë për të anuluar zgjedhjet. 

"Procesi ka nisur, tashmë jemi në fushatë" thotë ai.

Edhe Hafizi nënvizon se procesi zgjedhor ka nisur dhe se  njohin Komisionin Institucional Zgjedhor që ka miratuar senati akademik.

"Jemi në periudhe fushate, nuk mund të anulohen zgjedhjet" shprehet ajo.

Më herët Rektori i Universitetit të Tiranës,Mynyr Koni, deklaroi se zgjedhjet universitare nuk mund të mbahen më 30 korrik.

Sipas tij, për shkak të mungesës së aplikimevenga personeli akademik i UT-së për anëtar të KIZ, Komisioni InstitucionalZgjedhor (KIZ) nuk arriti të miratohet nga Senati Akademik.

Ai shton se kjo ka ardhur si pasojë e kaositqë kanë shkaktuar 5 ish-personel akademik të UT, të cilëve, sipas Konit, u janëndërprerë marrëdhëniet e punës me UT që në datën 6 maj 2020.