Tempora - Albanian pop Rock Duet në amfiteatrin e Tiranës në mes të korrikut

Nostalgji për muzikën e mirë,mall për këngëtarët që bënë histori në skenën shqiptare.

Kozeta kurti ka gjetur mënyrën më të mirë për ti rikthyer ata për publikun. E në fakt kjo ka nisur që në 2017 me Albanian Pop Rock Ladies.

“Albanian pop Rock Ladies”, 2017.

Producentja Kozeta Kurti mundi të bëjë bashkë dy breza këngëtarësh në një melodi shpirti.

Këngët më të bukura të viteve ‘70, ‘80, ‘90, erdhën në një mbrëmje të paharrueshme nga këngëtaret më në zë: Aurela Gace, Eranda dhe Irma Libohova, Liljana Kondakçi, Myfarete Laze, Manjola Nallbani, Rovena Dilo, Era Rusi, Marsela Cibukaj.

Formulë e jashtëzakonshme e që u përqafua fort nga publiku.

Ndaj në 2019 sërish muzikë e mirë, me emrat më të mirë të momentit. Albanian pop Rock Duet erdhi për artdashësit në një mbrëmjë magjike me muzikë të viteve ’90.

Duetet më të njohura të muzikës së lehtë shqiptarë u interpretuan nga këngëtarët e ditëtëve të sotme.

Albanian Pop Rock Duets 2019

E sot për të gjithë ata që i ka marrë malli për muzikë të mirë, për këngët më të bukura të dashurisë, për emra si Luan Zhegu, Bashkim Alibali, liljana kondakci, Irma dhe eranda libohova, redon makashi, ata do të jenë sërish në skenë, bashkë me emrat më në zë të momentit.

Të gjithë do të jenë bashkë në amfiteatrin e Tiranës në mes të korrikut në një koncert me këngët “gold” të dashurisë .