Gjykata e Posaçme dërgon në Kukës çështjen e 19 personave të arrestuar për kultivim kanabisi

Gjykata e Posaçme e Apelit Kundër Korrupsionit dhe Krimit te Organizuar ka nxjerrë çështjen jashtë juridiksionit të Gjykatës se Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit te Organizuar për 19 personat të arrestuar në 18 Maj 2020, në zonën e Kukësit dhe Hasit, për kultivimin e lëndëve narkotike.

Trupa gjyqësore relator Sokol Binaj, kapranuar ankimet e Arben Tucit dhe Durim Vata e të av. Arber Hoxha dhe SokolTahiraj, duke urdhëruar kthimin e akteve në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kukës.

Po ashtu, Prokuroria e Posaçme kashpallur moskompetencën lëndore duke i kërkuar Gjykatës dërgimin e akteve ProkurorisëKukës.

Kujtojmë këtu që te dyshuarit janë midis19 personave te arrestuar ne 18 Maj 2020, në zonën e Kukesit dhe Hasit, në kuadërtë një procedimi penal më shumë se 2-vjeçar, për kultivimin e lendes narkotike.

Pavarësisht kësaj, është vendosur që tëvazhdojë seanca gjyqësore për caktimin e masave të sigurimit, ku në përfundim tëgjykimit ka lënë në fuqi vendimin e shkallës së parë.