Rrjeta në lumin Drin, ''kapin'' mbetjet para se të përfundojnë në det
Mbetjet kryesisht plastike që transportohen nga lumejtë janë një ndër shkaqet e ndotjes së vijës bregdetare. Drini është një prej lumejve më problematikë, ndaj në Lezhë janë vendosur dy rrjeta që synojnë kapjen e mbetjeve para se të përfundojnë në det!
Kjoështë njëra nga rrjetat e vendosura në Lumin Drin në Lezhë për të penguarmbetjet që të shkojnë në det.
Iniciativeështë ndërmarrë nga vetë ekspertet e mjedisit, në përpjeke për të minimizuarsadopak ndotjen që i shkakton lumi bregdetit.
Nismaduket se po jep efekt.
Këtëe tregon sasia e madhe e mbetjeve kryesisht plastike që grumbulluar në rrjeta.
Specialistii Mjedisit Jak Gjini tha se rrjeti hidrik është kthyer në vend depozitimimbeturinash dhe vendosja e rrjetave është një mënyre mjaft efikase për tëeleminuar ndotjen.
''Është një përpjekje vërtet e madhe duke marrë parasysh se 54% e mbetjeve që arrijnë në det janë ato plastiket. Në dy pika që kemi vendosur rrjetat plastike, natyrisht është fillimi dhe jo se ujërat kanë rrjedhur në këtë periudhë kohe, por që tani vërehet se çfarë mbetjesh plastike kanë mbetur në to.''
Lumi Drin është një nga basenet me nivel të lartë ndotje, ndërsa shkaktari kryesor është vetë dora e njeriut të cilët hedhin mbetje të ndryshme në brigjet e këtij lumi.