Loja me koalicionet zgjedhore, Kokona: E drejtë e lejuar në kartën e Kopenhagenit

Edhe pseOSBE dhe be theksuan se sistemi elektoral nuk mund të ndryshohet një vit parazgjedhjeve, këshilli legjislativ i parlamentit ka vazhduar diskutimin meekspertët mbi propozimet e opozitës së re. madje ndër të tjera u kërkua që tëjetë parlamenti ose gjykata kushtetuese që të vendosë se sa koalicionet parazgjedhore ndikojnë në tjetërsimin e votës dhe eliminimin e garës mes partive.

Në mbledhjen e radhës së këshillit tëlegjislacionit ekspertët kanë dhënë mendimin e tyre mbi ndryshimin e kushtetutëssipas propozimit të opozitës parlamentare.

Sistemi proporcional me lista të hapura ukonsiderua si një mundësi më e mirë përfaqësimi, teksa koalicionit zgjedhore sinjë parim i pranuar dhe në kartën e Kopenhagenit.

Kokona: Sipas studiuesve, edhe pse listat e mbyllura janë sisteme proporcionale, ato fuqizojnë partitë politike dhe këto.

Eksperti pranë këshillit politik të reformës zgjedhore paraqiti dhe një pasqyrë të sistemit aktual.

Rusmajli: Koalicionet parazgjedhore realizojnëpërqendrimin e alternativave elektorale. Kurse konkurrimi pa koalicione shumëfishonofertën politike dhe elektorale. Skema e parë mund të sjellë konfliktualitet tëskenës politike.  

Megjithatë ai tërhoqi vëmendjen se vendimi përrritjen e pragut është një vendim politik ashtu sikurse theksoi se rezultati injë kodi elektoral nuk matet në një raund të votimeve.

Teksa theksoi se duhet parë se sa ndikonkoalicioni parazgjedhor në të drejtën e votës.

Rusmajli: Partitë e vogla e duan koalicionin zgjedhor për të anashkaluar pragun zgjedhor të zgjedhjes

Në diskutimin e së mërkurës ekspertët e OSBEdhe këshillit të Evropës theksuan se ndryshimi i sistemit elektoral nuk mund tëbëhet në më pak se një vit para zgjedhjeve.