Tabaku: Ku do i gjejë Rama 800 mijë vota? Të gjithë po presin që të ikë

Përish-deputeten e Partisë Demokratike Jorida Tabaku, kryeministri Edi Rama nuk dot'i marrë 800 mijë votat, aq sa ai ka kërkuar për një mandat të tretë.

Përmesnjë postimi në Facebook, Tabaku shkruan se askush nuk ka më besim te kryeministridhe se të gjithë po presin që ai të ikë.

Sipassaj, biznesi ka humbur besimin te qeveria dhe qytetarët do të kenë më pak paradhe do të konsumojnë më pak.

Postimi i Tabakut në Facebook

''800mijë vota? Po ku do t’i gjejë, se nuk ka më as në shitje që t’i dalinllogaritë?! Të gjithë mezi po presin që të ikë, duke mbyllur një nga kapitujtmë të këqinj të këtyre 30 viteve.

Askushnuk ka më besim tek Edi Rama, as socialistët vetë, as ata qytetarë që e votuannë mirëbesim për premtimet e bujshme.

Biznesidhe qytetarët e shohin si problemin e tyre kryesor dhe duan që t’i drejtojë njëqeveri tjetër, e cila të mos i vjedhë, të mos i torturojë nëpër zyraburokratike, të mos gjobiten nga taksidarët që u rrinë tek dera, duan njëqeveri që u siguron taksa të ulëta për të zhvilluar biznesin dhe për të marrëmë shumë të ardhura nga paga mujore.

Vrojtimii Bankës së Shqipërisë fakton rënien e treguesve të besimit tek biznesi dheklimën armiqësore, të krijuar këto vite nga qeveria.

Matjettregojnë se kjo është rënia më e madhe e besimit të biznesit. Çdo fushë është eprekur. Indeksi i sipërmarrjes së shërbimeve, që tregon mbylljen e vendeve tëpunës, ka rënë me 60%, besimi i tregtisë apo indeksi i industrisë, që tregonpërkeqësim të bilancit tregtar, është në kufijtë më të ulët historikë.

Qytetarëtdo të kenë më pak para, do të konsumojnë më pak, bizneset do të fitojnë më pak.E vetmja gjë që është shumë, është rritja stratosferike e borxhit, në nivelin93% të prodhimit kombëtar.

800 mijë votat Edi Rama mund t’i shohë në ëndërr, mund t’i numërojë me mend, siç numëron pasuritë e grabitura të vendit, por ai duhet të nisë e të mësohet me faktin se koha e tij ka perënduar.''