Sarandës i mungojnë të huajt, pushuesit vendas dhe nga Kosova gjallërojnë vetëm fundjavat
Turizmi është sektori jetik në Sarandë, por ky sezon ashtu siç pritej do të jetë i vështirë. Qytetit i mungojnë turistët e huaj, ndërsa pushuesit vendas e ata nga Kosova gjallërojnë vetëm fundjavat! Të huajt kanë anuluar prenotimet, ndërsa shqiptarët ende nuk i kanë nisur pushimet e verës masivisht!
Situatae krijuar nga Koronavirusi ka goditur rëndë në Sarandë!
Hoteletthonë se frymëmarrje sektorit i japin vetëm pushuesit e fundjavës!
''Deri më tani të gjithë turistët që kanë qenë në hotel janë shqiptarë, me shpresën se mund të hapen kufijtë. Rezervimet janë të pakta.''
Parashikimetpër muajin korrik në turizëm ishin optimistë, por situata nuk ka ndryshuarshumë.
Operatorëtthonë se janë në vështirësi.
''Deri më datë 28 gusht është kanceluar 100% ''Apollo'', e cila është një kompani që sjell turistë nga vendet skandinave. Disa u kemi kthyer edhe lekët.''
Nëvazhdimësi thonë se kanë zhvilluar takime me pushtetin vendor për lehtësim ngataksat, ata shprehen se deri më tani diçka e tillë nuk ka ndodhur.
Ështëe domosdoshme të ketë një balancë financiare taksash midis operatorëveturistikë dhe pushtetit vendor e qëndror.
NëSarandë 80% e banorëve punësohen në sektorin e turizmit dhe paralizimi i tij kasjell papnësinë e shumë prej tyre.