Tiranë: 9 vjedhje në 5 ditë, prangosen dy të rinjtë nga Laçi

Policia e Tiranës ka arrestuar 2 të rinj nga Laçi dhe ka shpallur në kërkim 2 të tjerë, të dyshuar për një sërë vjedhjesh.

Gjithashtu, është proceduar penalisht edhe 1 shtetas që kishte përvetësuar në mënyrë të kundërligjshme një biçikletë të vjedhur.

''Shërbimete Komisariatit të Policisë Nr. 6, në vijim të punës për parandalimin,evidentimin dhe zbardhjen e rasteve të vjedhjeve të pronës dhe vënien parapërgjegjësisë ligjore të autorëve, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:

-A. GJ., 20 vjeç dhe O. F., 22 vjeç, të dy banues në Laç.

Sidhe u bë shpallja në kërkim e shtetasve:

-E. N., 23 vjeç dhe L. D., 27 vjeç, të dy banues në Laç'', thuhet në njoftimin epolicisë.

Gjithashtu,nga veprimet hetimore të kryera dyshohet se këta shtetas janë dhe autorë tëdisa vjedhjeve të tjera dhe dëmtimeve të një numri të konsiderueshëmautomjetesh dhe biçikletash, konkretisht:

-Mëdatë 02.07.2020, në rrugën "Grigor Gjirokastriti", kanë thyer xhamine mjetit në pronësi të shtetases R. P. dhe kanë vjedhur sende elektroshtëpiake.

-Mëdatë 02.07.2020, në rrugën "Grigor Gjirokastriti", kanë thyer xhamine mjetit në pronësi të shtetasit E. K. dhe kanë vjedhur një palë syze dhe njëçantë.

-Mëdatë 02.07.2020, në rrugën "Grigor Gjirokastriti", kanë thyer xhamine mjetit në pronësi të shtetasit O. S.

-Mëdatë 03.07.2020, në rrugën "Marije Kraja" kanë thyer xhamat e 4mjeteve.

-Mëdatë 04.07.2020, në rrugën "Artan Lenja" kanë thyer xhamat e 6mjeteve.

-Mëdatë 05.07.2020, në rrugën "Kongresi i Lushnjës" kanë thyer xhamat e9 mjeteve.

-Mëdatë 07.07.2020, në rrugën “Jusuf Virjoni”, kanë thyer xhamin e mjetit nëpronësi të shtetases H. M.

-Mëdatë 07.07.2020, në rrugën “Perlat Rexhepi”, kanë thyer xhamin e mjetit tështetasit M. N., ku kanë marrë një palë syze dhe një shumë parash.

-Mëdatë 07.07.2020, në rrugën “Zef Jubani”, kanë thyer xhamin e mjetit në përdorimnga shtetasi E. R.

Nëvijim të veprimeve hetimore është gjetur dhe sekuestruar një biçikletë evjedhur, të cilën këta shtetas ia kishin shitur shtetasit K. GJ., i cili uprocedua në gjendje të lirë për veprën penale “Përvetësimi i parave osemallrave qe rrjedhin nga vepra penale ose veprimtaria kriminale”.

Materialeti kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprat penale “Vjedhja” ekryer në bashkëpunim, “Shkatërrim  i  pronës” dhe “Përvetësimi i parave osemallrave qe rrjedhin nga vepra penale ose veprimtaria kriminale”.