Mynyr Koni: Zgjedhjet në universitet nuk mund të mbahen në 30 korrik
Rektori i Universitetit të Tiranës, Mynyr Koni, përmes një deklarate shprehet se në datë 30 korrik nuk mund të mbahen zgjedhje universitare.
Sipas tij, për shkak të mungesës së aplikimeve nga personeli akademik i UT-së për anëtar të KIZ, Komisioni Institucional Zgjedhor (KIZ) nuk arriti të miratohet nga Senati Akademik.
Ai shton se kjo ka ardhur si pasojë e kaosit që kanë shkaktuar 5 ish-personel akademik të UT, të cilëve, sipas Konit, u janë ndërprerë marrëdhëniet e punës me UT që në datën 6 maj 2020.
Deklaratae plotë e Mynyr Konit:
Në vijimtë komunikimeve dhe deklaratave në lidhje me procesin zgjedhor në Universitetine Tiranës, sikurse ju kam bërë me dije, mbështetur në Urdhërin nr.175 datë30.06.2020 të Ministrit të Arsimi, Sportit dhe Rinisë, në përmbushje tëdetyrimeve si autoriteti më i lartë drejtues i UT, në zbatim të nenit 5, pika 3të Rregullores “Për organizimin e zgjedhjeve për autoritetet drejtuese dheSenatin Akademik në Universitetin e Tiranës”, nxorra Urdhërin nr.6 datë30.06.2020 “Për shpalljen e ditës së fillimit të procesit zgjedhor dhe datën epërcaktuar nga Ministri i Arsimit, Sportit dhe Rinisë, për zgjedhjen eautoriteteve drejtuese dhe Senatin Akademik të UT”.
Gjithashtu,shpalla edhe periudhën e aplikimeve apo të vetkandidimeve për anëtarë tëKomisionit Institucional të Zgjedhjeve (KIZ) të UT dhe të Komisionit tëApelimit të UT, për formatimin dhe miratimin e tyre, si detyrë dhe përgjegjësie Senatit Akademik të UT, të përcaktuar në nenin 6 dhe 37 të Rregullores sëZgjedhjeve të UT. Për shkak të mungesës së aplikimeve nga personeli akademik iUT për anëtar të KIZ, ky komision nuk arriti të miratohet nga Senati Akademik.
Në këtokushte, aktualisht, në Universitetin e Tiranës, nuk është miratuar KomisioniInstitucional Zgjedhor (KIZ), sipas kërkesave të nenit 6 të Rregullores sëZgjedhjeve të UT, si e vetmja strukturë që ka përgjegjësi për administrimin eprocesit zgjedhor në UT.
Kjo dotë thotë që në datën 30 korrik 2020, në Universitetin e Tiranës, nuk mund tëzhvillohen zgjedhjet për autoritetet drejtuese dhe për anëtarë të SenatitAkademik të UT, në kushtet e pamundësisë të Senatit Akademik për të miratuarKIZ, dhe të kaosit dhe konfuzionit të shkaktuar nga 5 (pesë) ish-personeliakademik i UT.
Nga anatjetër, 5 (pesë) ish- personeli akademik i UT, të cilëve, sikurse jeni njoftuardhe sqaruar edhe me komunikimet dhe deklaratat e mia të mëparshme, u janëndërprerë marrëdhëniet e punës me UT që në datën 6 maj 2020, vazhdojnë tëndërmarrin veprime dhe të nxjerrin akte në funksion të procesit zgjedhor të UT.Këta ish-personel i UT, mbështeten hapur nga të gjithë drejtuesit aktualë tënjësive kryesore (dekanët e fakulteteve) të UT, në veçanti nga z.Dh.Kule dhez.A.Hoxha.
Tëgjithë këta persona, kanë krijuar një konfuzion dhe një kaos total nëinstitucion dhe në radhët e personelit akademik të UT. Pikërisht ky kaos dhe kykonfuzion, ka prodhuar edhe këtë situatë paligjshmërie në procesin zgjedhor nëUT.
Me shkresën nr.1991 datë 08.09.2020, në zbatim të nenit 7, pika 2/e, j, të ligjit të arsimit të lartë 80/2015, si institucioni që duhet të verifikojë ligjshmërinë e zhvillimit të zgjedhjeve, i kam kërkuar me forcë Ministrit të Arsimit, Sportit dhe Rinisë, të vlerësojë informacionin dhe dokumentacionin që i kam përcjellë në lidhje me procesin zgjedhor në Universitetin e Tiranës.
Gjithashtu,me shkresën nr. 1986 datë 8 korrik 2020, i kam kërkuar Prokurorisë së RrethitGjyëqësor, Tiranë, për të hetuar pikërisht këtë situatë paligjëshmërie, meqëllim për të kthyer në ligjshmëri procesin zgjedhor në Universitetin eTiranës.