Aksident në Vlorë, shoferi humb kontrollin e makinës, plagoset bashkë me shoqëruesen
Nga OraNews Përditësimi i fundit 8 Korrik 2020, 12:05
Një aksident ka ndodhur ditën e sotme në Vlorë.
Një automjet tip “Mitsubishi” Fuoristradë dukekaluar në kundravajtje te rruga e Kalasë në Vlorë ka humbur drejtimin dhe kadalë nga rruga.
Për pasojë ka goditur një pemë anës rrugës.
Të plagosur nga përplasja kanë mbeturdrejtuesi i mjetit dhe shoqëruesja e tij.
Të dy këta persona janë momentalisht në spitaljashtë rrezikut për jetën.
Ata kanë marrë dëmtime të lehta në trup dhe janënë kujdesin e mjekëve.