7 deputetët e opozitës së re letër Ruçit: Jo heqje të koalicioneve parazgjedhore

Një pjesë e deputetëve të opozitësparlamentare, i kanë dërguar një shkresë kreut të Kuvendit, Gramoz Ruçi, DamianGjiknurit dhe Rudina Hajdarit.

Në shkresën e firmosur nga Kujtim Gjuzi,Adritiak Alimadhi, Kostaq Papa, Vasil Sterjovski, selami Jenishehri dhe të tjerë,propozohet se:

Duhet të krijuar një sistem proporcional kombëtarme një zonë të vetme elektorale me prag natyral e lista të hapura.

Financimi i partive politike të mos bëhet ngabuxheti i shtetit, duke garantuar barazi të plotë për ë gjitha subjektet.

Të lehtësohet votimi i emigrantëve dukeparashikuar dispozita të qarta për votimin e tyre.

Të adresohet çështja e minoriteteve, në mënyrëqë edhe ato të kenë zërin e tyre në kuvend.

President të zgjedhur nga populli dhe rritjene numrit të deputetëve në kuvend në 150.

Ndryshimet kushtetuese në lidhje me formatimin e koalicioneve parazgjedhore, nuk mbështetet.