Rama, kryebashkiakëve: Nuk ka pushime, vijoni punën dhe takoni njerëzit në çdo zonë
Kryebashkiakët e PS dhe deputetët nuk do të bëjnë pushime vere. Kryeministri Edi Rama u ka kërkuar të intensifikojnë takimet me votuesit, duke ndezur kështu motorrët e fushatës. Megjithatë ai është kujdesur të saktësojë se nuk do të ketë zgjedhje të parakohshme për pushtetin vendor.
Krahaspunës në kuvend dhe bashki, përfaqësuesit e mazhorancës duhet të dalin tëgjithë në terren për të dëgjuar hallet e elektoratit. Kryesocialisti iu kadhënë ultimatum të zgjedhurve vendorë që të dalin nga zyrat e tyre dhe tëzhvillojnë takime në ambjente të hapura për t’u mbrojtur nga pandemia.
Takimime ta erdhi pas ankesave që një ditë më parë bënë ndaj tyre te deputeët emazhorancës. Sipas parlamentarëve socialistë, ata janë të ngarkuar edhe mepunën e komisioneve si dhe me takimet elektorale. Kjo situatë më problematikeështë në 4 bashki, të cilat kanë mbetur pa drejtues, simdomos me atë tëShkodrës, në kryeqendren e veriut përveç kryebashkiakur mungon edhe drejtuesipolitik i qarkut.
PorRama u ka premtuar që me zgjedhjen e forumeve të reja, të cilat për shkak tëcovidit do shtyhet përtej korrikut, pritet të ketë ndryshime edhe në drejtimine qarqeve. Por edhe pse PS nis fushatën, mësohet se kryeministri ju ka thënë tëzgjedhurve që nuk do të ketë votime të parakohshme vendore, ndërsa për 4bashkitë ende nuk ka një zgjidhje.
Gjithashtutemë e diskutimit në takimin e strukturave, Rama ka folur edhe për ndryshimetnë Kodin elektoral si dhe për propozimin e bërë nga opozita parlamentare përhapjen e listave dhe heqjen e koalicioneve parazgjedhore.
Kryeministrie ka lënë lojën e hapur, duke u shprehur se deri në fund nuk dihet se çfarë tëndodhë, ndërsa nga ana tjetër ka të “varur në mur” marrëveshjen e 5 qershorittë ndërmjetësuar nga SHBA dhe BE.