Ceremonia e Terra Madre, fermerët e rajonit mblidhen në Tiranë

Fermerët e rajonit janë mbledhur në Tiranë për edicionin e katërt të Terra Madre Balkans. Aktiviteti që ndërthur ekonominë, bujqësinë, turizmin, gastronominë dhe stilin e të ushqyerit, ngriti zyrtarisht siparin në Sheshin Nënë TerezaNë emër të Bashkisë Tiranë, aktvitetin e përshëndeti, nënkryetarja Brunilda Paskali e cila theksoi se bujqësia është një prej prioriteteve. Paskali ftoi të pranishmit që të njihen me Tiranën dhe në të ardhmen të kthehen si turistëPaskali: Edhe ne kemi në qendër të vëmendjes bujqësinë, agrikulturën dhe kjo shkon tamam me këtë edicion të 4-t të Terra Madre. Uroj që të riktheheni në qytetin tonë si turistë.Shqipëria do të përfaqësohet nga djathi Mishavinë – një djathi i prodhuar nga 17 familje në rajonin e Kelmendit në veri të Shqipërisë – dhe me Glikonë e Përmetit, e cila përgatitet me fruta dhe perime të ndryshme nga luginat e epërme të lumit Vjosa, në jug të vendit.Në mesin e komuniteteve shqiptare të ushqimit të Terra Madre do të jenë edhe Prodhuesit e Vajit të Ullirit nga Elbasani, Kultivuesit dhe Prodhuesit e Verës Kallmet dhe Prodhuesit nga Lepusha