Babai kërkon falje publike la vetëm djalin në mes të pyllit, u gjet pas 7 ditësh
Pas shtatë ditësh i zhdukur në mes të pyllit në zonat malore të Japonisë është gjetur i gjallë dhe në gjendje të mirë shendetësore shtatë vjecari që mori vemendjen e të gjithë botës për një javë rresht.Djali ishte braktisur në mes të pyllit nga prindërit e tij në formë ndëshkimi për sjelljen e tij të keqe, por kur ishin kthyer për ta marrë, ai nuk ishte më.I gjithë shteti u ngrit në këmbë për të gjetur djalin e vogël me forca ushatarake, policore, civile, dhe gjuetarë të zonës të rekrutuar pas gjetjes së gjurmëve të freskëta të arinjve në zonë.Yamato Tanooka u gjet në ndërtesën e një baze ushtarake japoneze, rreth 7 kilometër larg vendit ku u braktis nga prindërit, pasi sipas tyre shtatë vjeçari kishte hedhur gurë në drejtim të makinave dhe njerëzve.Ai u gjet krejt rastësisht nga një grup ushtarësh, të cilët hynë në magazinën e vogël gjatë stervitjes ditore për tiu shamngur shiut.Pasi konfirmoi se ishte Yamato, djali tha se ishte shumë i uritur, dhe tregoi se kishte eceur nëpër male deri sa gjeti ndërtesën. Gjatë këtyre ditëve ai kishte pirë vetëm uje dhe kishte fjetur në dyshekë të vjetër që kishte gjetur në ndertese.Babai i të voglit kërkoi ndjesë publikisht qe kishte braktisur të birin dhe që i kishte shkaktuar kaq shumë dhimbje dhe vuajtje.
/Oranews.tv/