Shpenzon 80, 000 dollarë në kirurgji kozmetike, ndryshon ngjyrën e syve
Nga OraNews Përditësimi i fundit 3 Qershor 2016, 11:10
Modelja suedeze, Pixee Fox nga Karolina e Veriut ka shpenzuar plot 80 000 dollarë në kirurgji kozmetike. E fixuar pas aparencës së saj, modelja ka qenë gjithmonë në kërkimin e përsosmërisë fizike. Madje ajo pretendon të thyejë rekordin botëror për të pasur belin më të vogël.Gjithë këto vitë 26 vjeçarja ka ëndërruar të ketë njërin sy ndryshe nga tjetri dhe për të realizuar endrrën e saj, ajo iu nënshtrua implantit të syve. Pixee i kishtë sytë blu natyral. Ajo gjithmonë kishte dëgjuar për këte lloj operacioni dhe sa më shpesh e dëgjonte, aq më shumë i shtohej dëshira për ti patur.Ajo ndryshoi njërin sy në ngjyrë të gjelbër deti dhe ndihet shumë e lumtur me veten e saj. Ajo tashmë mendon se ka arritur përsosmërinë.
