Devoll, asgjësohen rreth 9 mijë rrënjë kanabis në 4 sera
Një sasi prej 9 mijë rrënjësh kanabis sativa janë asgjësuar nga policia e Devollit.Pjesa më e madhe e kanabisit (7800 rrënjë) është gjetur në gota plastike, ndërsa 1200 bimë janë gjetur të mbjella në tokë.Sasia e drogës po kultivohej në 4 sera të vogla në fshatin Sinicë. Policia i ka djegur lëndët e gjetura.Gjatë kontrollit të kësaj zone, në një vend të përshtatur, gjithashtu u gjetën: 2 (dy) armë zjarri tip automatik model 56,4 krehra, si edhe 16 fishekë luftarakë kalibri 7.62 mm.Bimët narkotike u asgjësuan në vend, me anë të djegies dhe një pjesë e tyre, u morën në cilësinë e provës materiale. Nga ana e Policisë, po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë për veprat penale: “Kultivimi i bimëve narkotike”; “Prodhimi dhe mbajtja pa lejë e armëve dhe municioneve luftarake”.
/Ora News/