Pastrohet bregdeti i Tales, sfidë dyfishimi i numrit të turistëve
Pastrim të vazhdueshëm si një mundësi më shumë për të ofruar shërbime ambient më cilësor për frekuentuesit e bregdetit.Kjo është mënyra që ka zgjedhur Njesia Administrative e Shenkollit në Lezhë për të tërhequr sa më shumë pushues dhe vizitor drejt plazhit të Tales.Aktualisht po hiqen mbetjet e akumuluara gjatë stinës së dimrit përgjatë brezit të rërës që pushuesit të jenë sa më komod në këtë bregdet.Administratori i Shënkollit Albert Rusti thotë se sfidë është dyfishimi i numrit të pushuesve, i mundësuar edhe falë të angazhimit të Bashkisë Lezhë për të krijuar kushte në këtë bregdet.Rusti: Ne jemi në fazën përfundimtare të sistemit dhe të përgatitjes për hapjen e sezonit të ri turistik. Do të marrim të gjitha masat për pastrimin e mbetjeve dhe rehabilitimin e rrugëve hyrëse dhe dalëse. Deri në fund të kësaj jave, plazhi i Tales do jetë pastruar dhe do jetë gati për sezonin turistik që do të hapet javën e ardhshme./Ora News/