Turqia: Gjermania bëri gabimin historik. Armenia përshëndet rezolutën

Kryeministri i Turqisë Binali Yildirim tha se miratimi i rezolutës nga parlamenti gjerman, e cila shpall si genocid masakrën ndaj armenëve nga forcat osmane në vitin 1915 është një "gabim historik".Rezoluta gjermane thotë se fati i armenëve ilustron historinë e shfarosjeve masive, spastrimit etnik, deportimet dhe gjenocidin, që shenjoi shekullin e 20 në një mënyrë kaq të tmerrshme.Rezoluta gjithashtu pranon se Perandoria gjermane, në atë kohë aleate e turqve nuk bëri asgjë për të ndaluar vrasjet. Turqia hodhi poshtë idenë se vrasjet e armenëve të krishterë gjatë Luftës së Parë Botërore ishin genocid."Rezoluta mbi incidentin e 1915 që u miratua nga parlamenti gjerman nën presionin e lobimit armen, është një gabim historik i bërë nga një vend mik aleat", tha Jildirim, gjatë një konference për shtyp përpara nisjes për në Azerbajxhan.Turqia tërhoqi ambasadorin e saj në Gjermani të enjten, 2 qershor 2016, në shenjë proteste kundër rezolutës së parlamentit që erdhi në një kohë kur Evropa është duke kërkuar ndihmën e Ankarasë në krizën e emigrantëve."Kombi turk nuk do të pranojë pretendimet për genocid. Kjo rezolutë është e pavlefshëm për ne. Ne do të diskutojmë se si kjo rezolutë do të formësojnë marrëdhëniet tona me Gjermaninë, në mënyrë të detajuar, në ditët e ardhshme , "tha Yildirim.Duke iu përgjigjur pyetjes se çfarë do të bëjë Turqia në shenjë hakmarrje, Yildirim tha: "çfarëdo që është e nevojshme", duke shtuar se marrëdhëniet mes vendeve janë dëmtuar.Nga ana tjetër rezoluta është përshendetur nga Armenia./Oranews.tv/