Mesazhi i Behramit për Zvicrën

”Ndeshjet miqësore shërbejnë për të përgatitur sa më mirë sfidën e parë kundër Shqipërisë”, ka thënë Behrami.Mesfushori kosovar, Valon Behrami ka thënë se Zvicra duhet të jetë psikologjikisht e përgatitur për sfidën ndaj Shqipërisë, e cila luhet me 11 qershor.Behrami është me mendje te ndeshja e parë të Euro 2016 ndaj Kombëtares shqiptare.“Ndeshjet miqësore shërbejnë për të përgatitur sa më mirë sfidën e parë kundër Shqipërisë. Duhet të jemi gati psikologjikisht për sfidën ndaj Shqipërisë. Kemi shumë nevojë për të menaxhuar presionin dhe tashmë jemi në fundin e përgatitjeve pasi nuk ka më kohë për të ndryshuar rrënjësisht”, është shprehur BehramiNdryshe, Behrami është një nga lojtarët më të vjetër të gardës së shqiptarëve me Kombëtaren e Zvicrës. Ai numëron 63 ndeshje me fanellën e skuadrës helvetike me dy gola të shënuar./rtv.21/