Italia 70 vjet Republikë, festa në Tiranë

70 vjetori i Republikës së Italisë u festua edhe në Tiranë. Ambasada Italiane organizoi një aktivitet me praninë e trupit diplomatik, përfaqësues të lartë të politikës, medias dhe biznesit.Aktiviteti filloi me eksekutimin e dy himneve, nga nxënesit e liceut artistik.Ambasadori i Italisë në vendin tonë, Alberto Cutillo shfrytëzoi këtë rast për tu bërë apel partive politike në shqipëri që të punojnë sëbashkë për të kryer reformat integruese të vendit.Cutillo vlerësoi marrëdhëniet e shkëlqyera mes dy shteteve, duke sjellë në vëmendje vizita të ndërsjella në nivele politike apo edhe shkëmbimet tregtare. Në aspektin ekonomik, Cutillo tha se eksportet e Shqipërisë drejt Italisë janë rritur ndjeshëm.Italia u shpall republikë më 2 qershor 1946 me anë të një referendum popullor./Oranews.tv/