“Operacioni i policisë së Vlorës i sajuar si nëpër filma”
Nga OraNews Përditësimi i fundit 3 Qershor 2016, 13:13
Ish-kryeministri Sali Berisha e cilëson të sajuar aksionin e policisë së Vlorës në lidhje me arrestimin e katër personave për armëmbajtje pa leje.Teksa e informon polici dixhital, Berisha shkruan se aksioni ishte i parapërgatitur si nëpër filma, për shkak se dy personat e arrestuar në momentin që policët vihen në aksion, janë me pranga në duar.Reagimi Berishës:Polici dixhital denoncon si skandaloze videon e policisë së shtetit!Përshëndetje Doktor! Këtë video e ka publikuar vet policia e Shtetit. Është vërtete skandaloze. Ky aksion është i sajuar si ne filma. Po te shikosh me vëmendje, te dy personat qe arreston policia janë të prangosur në dorën e majtë dhe nuk lëvizin dot. Kjo është skandaloze.
/Ora News/