Rreh vëllanë dhe tre policët, arrestohet nga policia
Një 33 vjeçar u arrestua në flagrancë nga policia e Vlorës, pasi akuzohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj vëllait të tij, 3 vite më të vogël.Burime zyrtare thanë se është arrestuar shtetasi Armando Filaj, banues në fshatin Picar.Në momentin që në banesën e tij kanë mbërritur uniformat e policisë, ai ka kundërshtuar arrestimin duke dhunuar gjithashtu edhe tre policë. “Arrestimi i këtij shtetasi u bë për arsye se, më datë 02.06.2016, Armando Filaj është konfliktuar për motive të dobëta me vëllain e tij shtetasin B.F., 30 vjeç duke ushtruar edhe dhune fizike ndaj këtij të fundit. Pasi shërbimet e policisë kanë shkuar në banesën e shtetasit Armando Filaj, ky i fundit ka kundërshtuar urdhrin e punonjësve të policisë duke mos iu bindur atyre për shoqërimin e tij në drejtim të ambienteve të Policisë Vlorë, për këto arsye u është kundërpërgjigjur duke ushtruar dhunë fizike ndaj 3 punonjësve të policisë (M.A, K.H, dhe H.M)”, sqaron policia.Në komunikatë, policia lokale sqaron se ky shtetas është me precedentë të mëparshëm penal, pasi në vitin 2012 është dënuar për vjedhje./Ora News/