Alibeaj: Rama mbron ende Rroshin, nuk e shkarkon
Opozita thotë se kryeministri vazhdon ta mbrojë ish-kryetarin e Bashkisë së Kavajës, Elvis Rroshin, i akuzuar sipas demokratëve për përdhunim në grup.Kreu i Departamentit të Rendit dhe Sigurisë në PD, Enkelejd Alibeaj thotë se Edi Rama nuk është distancuar ende dhe nuk ka kërkuar ndjesë përpara qytetarëve.Alibeaj: Edi Rama ende nuk ka marrë një akt për shkarkimin e tij, edhe pse Prokuroria ka nisur ndjekjen penale për fshehjen e të dhënave. Pasi e justifikoi përdhunimin e Roshit, pasi deklaroi se Roshi është si gjithë shqiptarët që kanë emigruar, Rama organizoi dhe një miting në mbështetje të tij, dhe sot janë të gjithë të dhënat që po e ndihmon ti fshihet drejtësisë.Sipas Alibeajt, kulmi arriti kur deputeti Taulant Balla e cilësoi Rroshin si shpëtimtarin e Kavajës.Alibeaj: Mbrojtja e Ramës për të dënuarin për përdhunim arriti kulmin mbrëmë, kur Taulanti i tij e quajti Kavajën një qenef të madh, ndërsa Roshin shpëtimtarin e saj. Edi Rama vazhdon të poshtërojë qytetarët e Kavajës në mënyrë të përsëritur.Ai tha se prokuroria duhet ta kërkojë Rroshin në zyrën e kryeministrit./Ora News/