Goditi me grushta drejtorin e shkollës së mesme në Leskovik, arrestohet

Një shtetas u arrestua në flagrancë nga policia në Leskovik pasi akuzohet se ka dhunuar drejtorin e një shkolle. Në pranga ra Hajri Kardhiqi, 49 vjeç“Arrestimi i tij u bë pasi, dje në qytetin Ersekës, dyshohet se për motive të dobëta dhe për shkak të detyrës, ka goditur me grusht në fytyrë shtetasin V.N, 49 vjeç, Drejtor i shkollës së Mesme Leskovik. Më pas, Kardhiqi gjatë lëvizjes me automjet, nuk i është bindur shërbimeve të Patrullës së Policisë, për të ndaluar dhe për të bërë testin e alkoolit”, sqaron policia.Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Korçë, për veprat penale: “Goditjet për shkak të detyrës”dhe “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”./Ora News/