Panda sjell në jetë të voglin e saj
Nga OraNews Përditësimi i fundit 3 Qershor 2016, 09:03
Kjo është panda, Hao Hao e cila solli në jetë të voglin e saj në kopshtin zoologjik të Belgjikës. Siç e dimë është një ngjarje e rrallë për këto specie, pasi pandat janë në rrezik për tu zhdukur.Ajo ndihet krenare dhe shumë e lumtur që solli në jetë këlyshin e saj. Si çdo nënë tjetër dhe panda jep maksimumin e kujdesit, duke e mbajtur këlyshin e saj në gojë dhe duke e shtrënguar atë mbas vetes.
