Mbytet anija me 700 refugjatë, 100 trupa gjenden në Libi

Të tjera tragjedi shënohen në  ujërat e Mesdheut dhe Egjeut. Një anije me 700 emigrantë në bord është fundosur në afërsi të ishullit  të Kretës në Greqi, ku deri tani janë shënuar katër viktima, teksa autoritetet i tremben rritjes së numrit të tyre. Sakaq në një tjetër inicident rreth 100 trupa ta pajetë, mes tyre edhe fëmijë, janë gjetur në brigjet libiane. Autoritetet nuk janë në gjëndje të përcaktojnë periudhën se kur janë mbytur refugjatët  për shkak të dekompozimit të trupave.Një anije me 700 emigrantë në bord është fundosur në brigjet e ishullit të Kretës në Greqi, ku deri më tani janë regjistruar 4 viktima, teksa autoritetet raportojnë se numri i tyre mund të shtohet gjatë orëve në vazhdim.  Ndërkohë që 340 të tjerë kanë arritur të mbijetojnë për meritë të një mega-operacioni ku ishin përfshirë 4 anije të rojeve bregdetare greke dhe disa helikopterë. Lajmin e kanë konfirmuar zyrtarët grek dhe organizata ndërkombëtare e Emigracionit. Një pjesë e madhe e klandestinëve ndodheshin në det të hapur kur mbërritën rojet bregdetare, megjithatë pavarësisht operacionit të menjëhershëm që i shpëtoi jetën qindra refugjatëve, besohet se shumë të tjerë ndodhen ende në det.Për momentin nuk është konfirmuar vendi nga është nisur anija  dhe nënshtetësia e emigrantëve, megjithëse besohet se rrugëtimi në fjalë ka filluar nga porti i Aleksandrisë në Egjipt. Mediat në Greqi raportojnë se anija prej druri ka futur ujë për shkak të amortizimit dhe numri të madh të personave në bord. Përmirësimi i kushteve atmosferike e ka shtuar ndjeshëm fluksin e klandestinëve.Ndërkohë që trupat e rreth 100 personave janë gjetur në bregun e qytetit libian të Zuaras. Autoritetet vendase për momentin nuk janë në gjëndje të përcaktojnë periudhën se kur janë mbytur për shkak të dekompozimit të trupave. Mes viktimave ndodheshin edhe 2 fëmijëSipas Organziatës së Kombeve të Bashkuara mbi 2500 persona kanë humbur jetën gjatë vitit 2016 në tentativën e tyre për të mbërritur në Europën Perëndimore/Oranews.tv/