Pistoletë me mulli në çantën e shpinës, arrestohet 38 vjeçari me precedentë

Një shtetas u arrestua nga u arrestua nga policia e Vlorës pasi akuzohet për posedim të armëve pa leje.Në pranga përfundoi Etmont Lamaj, 38 vjeç, banues në fshatin Trevllazër - Vlorë.Ky shtetas u arrestua pas kontrolleve të ushtruara nga policia në kuadër të aksioneve kundër armëmbajtjes pa leje.“Gjatë kontrollit fizik që i është ushtruar këtij shtetasi, Policia ka gjetur të fshehur në çantën e tij të shpinës, një armë zjarri Pistoletë me mulli, e cila është sekuestruar në cilësinë e provës materiale. Shtetasi Etmont Lamaj, ka qenë i dënuar më parë për veprën penale ‘Vjedhje e mbetur në tentativë’”, sqaron policia.[caption id="attachment_760799" align="alignnone" width="640"]Ne foto: Momenti i arrestimit Ne foto: Momenti i arrestimit[/caption]/Ora News/