Misteri i kësaj fotoje në Shqipërinë e vitit 1940
Kjo foto mendohet se është bërë në vitin 1994 në varrezat e Bogës, një fshat në Malësinë e mbi Shkodrës. Fotoja është publikuar nga Çapajev Gjokutaj dhe mesazhi i saj është i fortë.Postimi i Gjokutajt:Foto e bërë në vitin e largët 1940 në varrezat e Bogës. Vras mëndjen pse më josh kjo fotografi.Imazhi i varrezave ngjall gjithnjë emocion: vdekje, dhimbje, mall... Gurë varri dhe kryqe, përkohësi dhe përjetësi...Në këtë foto kuptime të tilla mbeten në periferi. Në plan të parë del fëmija. Jetim? Tek varri i nënës? Varfëri... Kryqi në dorën e tij dhe lodrat në duart e fëmijëve sot... Kush ishte dhe ku është, në se është? Nga vijmë e ku shkojmë?...Ndruaj se, po të ishte bërë me teknikat e sotme dhe me ngjyra, nuk do të më ngashënjente kaq shumë. Mbingopje nga fotografia e celularëve? Epërsi e teknikave të vjetra? Apo ligështim nga rrjedhja pa mëshirë e kohës?...