Një grup i specializuar i policisë do të ruajnë kombëtaren në Francë
Siguria e Ekipit Kombëtar të Futbollit gjatë Kampionatit Europian do të garantohet edhe nga një grup i specializuar i policisë shqiptare.Burime në Ministrinë e Brendshme thanë për Ora News, se 5 efektivë të mirëtrajnuar të drejtuar nga Zëvendës Drejtori i Rendit dhe Sigurisë në Policinë e Tiranës Dhimitraq Ziu do të qëndrojnë në çdo sekondë pranë futbollistëve shqiptarë.Mësohet se skuadra policore shqiptare do të shoqërojë lojtarët e kombëtares në çdo lëvizje të tyre, qoftë gjatë stërvitjes apo takimeve zyrtare, si edhe në ambjentet e hotelit ku ata do të akomodohen.Ndërkohë edhe policitë e vendeve të tjera pjesëmarrëse në Europian do të jenë të përfshira në një mison të ngjashëm gjatë gjithë kompeticionit, dhe do të bashkëveprojnë me policinë franceze.Ndërkohë pas garancisë së dhënë nga qeveria e Francës për mbarëvajtjen e turneut më të rëndësishëm europian të futbollit, edhe fqinjët e tyre belg garantojnë se janë të përgatitur 100% për të siguruar zhvillimin normal të Kampionatit Euro 2016. Pas paralajmërimit të dhënë nga Departamentit Amerikan i Shtetit, kreu i policisë Belge tha në një konferencë për shtyp se nuk kanë deri tani asnjë informacion për ndonjë sulm të mundshëm në stadiume apo në zonat të tjera ku do të ketë grumbullime masive.Ndërkohë policia franceze ka rishikuar planin e sigurisë duke bërë stërvitje dhe simulime në stadiume në rast të ndonjë sulmi të mundshëm terrorist.Franca do të mobilizojë rreth 90 mijë policë dhe ekipe të sigurisë për të garantuar zhvillimin e kampionatit të cilët do të vendosen në stadiume dhe vende të tjera publike ku do të ketë grumbullime tifozësh. Gjatë muajit të kampionatit europian pritet që në Francë të vijnë rreth 1.5 milionë tifozë të huaj./Oranews.tv/