Del në bregdetin e Shëngjinit delfini i ngordhur
Një delfin i ngordhur ka dalë në bregdetin e Ranës së Hedhun në Shëngjin prej të paktën një jave, ndërsa askush nuk ka marrë asnjë masë për largimin e tij.Kanë qenë vizitore të zonës të cilët kanë pikasur delfinin dhe më pas kanë postuar foto dhe video në rrjetet sociale. Nga verifikimet e kryera bëhet e ditur se ka një gjatësi prej 2 metrash dhe peshon rreth 80 kg.Delfini mendohet të ketë ngordhur prej më shumë se një jave, ndërsa nga mënyra se si është tranformuar trupi i kësaj gjallese të krijon bindjen se ka ngordhur nga ndotja e madhe që ka pësuar nga nafta. Peshkatarët e zonës kanë bërë të ditur se ka qenë një anije e cila kishte pësuar defekt në det, duke derdhur një sasi të konsiderueshme karburanti. Por ndonëse delfini ndodhet prej gati një jave i ngordhur në brezin e rërës, kjo nuk i ka shqetësuar autoritete. Asnjë përfasues i Shërbimit Pyjor apo Inspektoriatit Mjedisor në Lezhë nuk kanë shkuar për të verifikuar këtë rast, apo për të larguar delfinin e ngordhur nga brezi i rërës.Ai qëndron sërish aty, duke i shkatuar ndotje dhe erë të rëndë zones përreth e cila është një nga bregdetet perle të Adriatikut. Delfini i ngordhur i cili ka dalë në breg të detit po tërheq vëmnedjen e vizitorëve të cilet ndalojnë, duke i bërë foto dhe video.Kjo është hera e tretë në harkun kohor të 4 vitëve vitëve që në brigjet e Shëngjinit dalin në breg gjallesa të tilla, pasi edhe në dy raste të tjera delfinet u pikasen nga pushuesit në bregdetin e Shëngjinit.Dalja e delfinëve në breg është një diçka e ralle, dhe kjo përbën një rast unik në vendin tonë dhe më gjerë.
/Oranews.tv/