Erdogan kritikon Francën, dënon dhunën e përdorur ndaj protestuesve

Dhuna e ushtruar nga policia franceze kundrejt protestuesve që kundërshtojnë reformën e punëtorëve që po diskutohet në Parlamentin e Francës, është dënuar ashpër nga Presidenti i Turqisë Rexhep Taip Erdogan, i cili ndër të tjera akuzoi edhe mediat perëndimore, pasi sipas tij televizionet nuk i kanë pasqyruar botës atë që po ndodh realisht. Ai kërkoi nga politikanët europianë si dhe nga organizatat që mbrojnë të drejtat e njeriut që të tregohen më vigjilente ndaj kësaj situate. Presidenti i Turqisë Rexhep Taip Erdoan ka kritikuar ashpër dhunën e përdorur nga policia franceze kundrejt mijëra protestuesve që kanë kundërshtuar përgjatë javëve të fundit reformën e punëtorëve që po diskutohet në parlamentin e Francës. Sipas Erdogan, autoritetet u kanë privuar qytetarëve të drejtën për të protestuar lirisht. Ai lëshoi akuza të ashpra edhe në drejtim të medias perëndimore, duke thënë se televizionet nuk i kanë transmetuar pamjet e dhunës."Unë dënoj policinë e Francës për përdorimin e dhunës kundrejt qytetarëve që përdorin të drejtën e tyre për të protestuar. Dua gjithashtu që të denoncoj median perëndimore, e cila nuk i ka transmetuar përpara botës këto incidente mjaft shqetësuese. U bëj thirrje organizatave që mbrojnë të drejtat e njeriut si dhe politikanëve perëndimorë që të jenë më sensitivë ndaj asaj që po ndodh në Paris", ishin fjalët e Presidentit turk.Marrëdhëniet mes Erdogan dhe liderëve perëndimorë kanë ardhur gjithnjë e duke ashpërsuar, për shkak të një sërë mosmarrëveshjesh në lidhje me lirinë e shprehjes, medias, liberalizimit të viave si dhe për pikëpamjet për terrorizmin.Liderët perëndimorë kanë kërkuar vazhdimisht që Turqia të përmirësojë termat e rrespektimit të të drejtave të njeriut si dhe të ndryshojë ligjet për terrorizmin. Megjithatë, këto kërkesa janë hedhur poshtë nga Ankaraja zyrtare, e cila pretendon se legjislacioni i saj nuk i shkel liritë themelore dhe se është brenda standarteve europiane./Oranews.tv/