Eksportet pësojnë një rritje të lehtë në prill

Eksportet shqiptare kanë pësuar rritje të lehtë gjatë muajit prill me rreth 1.5%. Rritja është ndikuar kryesisht nga fasonët dhe nëngrupi pije e ushqim. Ndërkohë rënia e çmimit të mineraleve në tregjet ndërkombëtare ka vijuar të japë efektin kryesor në dobësinë e eksporteve shqiptarePas disa muajve në rënie eksportet shqiptare kanë njohur një rritje me rreth 1.5% në krahasim me Prill 2015 dhe me 9,0 % në krahasim me Mars 2016. Raporti i fundit i INSTAT nxjerr në pah faktin se kontributin kryesor në rritjen e eksporteve e kanë nëngrupi “këpucë e veshje” i cili u rrit me 11,3% dhe nëngrupi i ushqimve i cili ka kontribuar me rreth 3.6%.Në zërat e eksporteve ka vijuar që të ndikojnë negativisht nëngrupi “Minerale, lëndë djegëse, energji elektrike” me 12,3 pikë përqindje dhe “Makineri, pajisje dhe pjesë këmbimi” me 1,1 pikë përqindje.Rënia e ndjeshme e nivelit të eksporteve në mineraleve ka ardhur si pasojë e rënies së çmimeve në tregjet ndërkombëtare duke e futur këtë sektor në ngërç.Edhe importet e mallrave për muajin prill u rritën me 17,2 % në krahasim me Prill 2015 dhe 9,1 % në krahasim me Mars 2016.Ndërsa Deficiti tregtar i këtij muaji është 30 mld lekë, duke u rritur me 31,4 %.Shqipëria ka pasur rritje më të madhe të eksporteve, me Italinë , Greqinë dhe Serbinë./Oranews.tv/