Testimi i Koresë së Veriut, ushtria japoneze aktivizon sistemet mbrojtëse
Paralajmërimet për mundësinë e testimit të një rakete balistike nga ana e Koresë së Veriut, kanë bërë që Japonia të vendosë ushtrinë në gadishmëri, teksa ka aktivizuar edhe sistemet mbrojtëse të raketave. Lajmi është konfirmuar edhe nga media shtetërore, e cila njoftoi se japonezët kanë aktivizuar teknologjinë e tyre ushtarake për të goditur në ajër çdo gjë që mund të kërcënojë sigurinë kombëtare. Lajmi për mundësinë e kryerjes së një testi është konfirmuar edhe nga fqinjët e Koresë së Jugut, të cilët njoftuan se bëhet fjalë për një rraketë balistike me rreze të mesme. Japonia ka vendosur ushtrinë në gadishmëri si dhe ka aktivizuar sistemet mbrojtëse të raketave, pas marrjes së informacioneve nga agjensitë inteligjente, në lidhje me mundësinë e kryerjes së testimi raketash balistike nga ana e Koresë së Veriut. Lajmi është konfirmuar edhe nga media shtetërore, ku u njoftua se japonezët kanë aktivizuar teknologjinë e tyre për të goditur në ajër cdo gjë që mund të kërcënojë sigurinë kombëtare. Tensionet në këtë rajon janë rritur që prej muajit janar, kohë në të cilën Koreja e Veriut kreu testimin e katërt të një bombe bërthamore, i cili u ndoq nga lançimi i një sateliti në atmosferë.Nga ana tjetër, një zyrtar i ushtrisë japoneze, deklaroi për mediat ndërkombëtare se disa prej rraketave të llojit Patriot janë drejtuar në pozicion sulmi drejt Koresë së Veriut. Megjithatë, emri i tij nuk është bërë i ditur për shkak të ruajtjes së anonimatit.Lajmi për kryerjen e një testimit nga ana e Koresë së Veriut është paralajmëruar edhe nga fqinjët e tyre të Koresë së Jugut. Këta të fundit kanë komunikuar se në bazë të informacioneve të grumbulluara nga agjensitë inteligjente, koreano-veriorët do të lancojnë një raketë me rreze të mesme, e cila është e aftë që të godasë nga 3.000 deri në 5.500 kilometër largësi.Media shtetërore koreano-jugore, njoftoi gjithashtu se ushtria është e përgatitur për të parandaluar cdo sulm të mundshëm./Oranews.tv/