Kumbaro për ‘TV5 Monde’: Ajo që ne eksportojmë si shqiptarë është kultura

Ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro ka dhënë një intervistë për televizionin francez ‘TV5 MONDE’. Gjatë intervistës Kumbaro ka folur për kulturën shqiptare, dhe impaktin që ka kultura franceze në Shqipëri, sidomos pas viteve 1990.Mirela Kumbaro: Marrëveshja e fundit kulturore mes Shqipërisë dhe Francës ka qenë kur ka qenë diktatura në Shqipëria. Marrëdhëniet tona kanë qenë historike. Franca ka një shenjtë të fortë kulturore në Shqipëri. Është detyra jonë, kryesisht të institucionit të ministrisë të njohë dhe të zhvillojë këto çështje.Nga pikëpamja kulturore është një vend shumë i fuqishëm, përderisa edhe Kadareja ka dalë nga ky vend. Inva Mula sporanoja që luan çdo javë, javën e ardjhshme do të jetë edhe Ermonela Jaho. Pra ajo që ne eksportojmë si shqiptarë është kultura. Nuk ka nevojë për përkthim të kulturës.Ekonomia është një motor por duhet ta konsiderojmë si një tavolinë të rrumbullkaët. Nuk mund të pretendojmë më se ekonomia është një faktor në kulturë. Ka patur zhvillime tragjike, janë këta të rinjë që kanë provokuar. Çështja qëndron më shumë kulturore sesa ekonomike.