Çollaku për Serbinë: Qasjet nacionaliste të Beogradit pengojnë normalizimin e marrëdhënieve

Në një kundërpërgjigje ndaj zyrtarit të qeverisë serbe, Marko Gjuric, Ministri i Jashtëm i Kosovës, Bekim Çollaku, ka deklaruar se qasjet nacionaliste të Beogradit zyrtar janë një dëshmi e qartë se Serbia nuk është e interesuar për të normalizuar marrëdhëniet. Ai shtoi se pikëpamjet nacionaliste dhe pretendimet territoriale ndaj Kosovës, do të bëjnë që Serbia të presë një kohë të gjatë përpara se antarësohet në Bashkimin Europian. Ministri i Jashtëm i Kosovës, Bekim Çollaku, i është kundërpërgjigjur zyrtarit të qeverisë serbe Marko Gjuric, duke deklaruar se qasjet nacionaliste të Serbisë janë një dëshmi e qartë se Beogradi nuk është i interesuar për të normalizuar marrëdhëniet me Prishtinën zyrtare.Më herët, Gjuric u bëri thirrje qytetarëve serbë që jetojnë në Kosovë që të mos pranojnë pasaportat kosovare. Megjithatë, në gjykimin e Çollakut, për këto veprime, Serbisë do t'i duhet të presë një kohë të gjatë përpara se të antarësohet në Bashkimin Europian."Me qasje të tilla nacionaliste dhe pretendime territorial kundër Kosovës, Serbia dëshmon se nuk është e interesuar për normalizimin e marëdhënieve fqinjësore me Kosovën, si kusht i domosdoshëm për t'u antarësuar në BE. Nëse kjo qasje nuk do të ndryshojë, pritja e Serbisë për t'u antarësuar në Bashkimin Europian do të jetë e pafund."Më tej, Ministri i Jashtëm Çollaku u bëri thirrje të gjithë qytetarëve që të aplikojnë për të marrë pasaporta biometrike pavarësisht përkatësisë së tyre etnike. Në mbyllje, ai theksoi se pret që procesi i liberalizimit të vizave për Kosovën të përmbyllet brenda këtij viti./Oranews.tv/