Nderohet Ismail Kadare, Franca i jep titullin “Komandant i Legjionit të Nderit”

Presidenti francez Fransua Hollande i ka dorëzuar personalisht shkrimtarit shqiptar dekoratën Komandant i Legjionit të Nderit, më e larta e Republikës franceze e cila jepet për merita të veçanta në fusha të ndryshme.Gjatë ceremonisë së veçantë në pallatin Elyse, Presidenti francez Hollande e konsideroi Kadarenë një autor të mrekullueshëm të historisë së Ballkanit:"Ju jeni një avokat pasionant i kulturës së Europës dhe siç i thashë edhe Kryeministrit Rama fatmirësisht ka europianë që nuk i përkasin Europës dhe që e duan Europën. Ju jeni njëherazi shqiptar dhe francez, evropian në zemër dhe universal në shpirt "Gjatë ceremonisë së posaçme në pallatin presidencial "Élysée" ishte i pranishëm edhe Kryeministri Rama i cili zhvilloi dhe një takim me Presidentin e Francës, François Hollande.Pjesë e ceremonisë ishin edhe Minstri i Jashtëm Ditmir Bushati dhe Ministrja e Kulturës Mirela Kumbaro, e cila gjatë qëndrimit në Paris ka firmosur edhe marrëveshje bashkëpunimi me homologen franceze.Të pranishëm ishin edhe personalitete të larta franceze, anëtarë të kabinetit qeveritar, të asamblesë dhe senatit, ish presidentë të Francës, apo dhe personalitete të fushës së artit dhe kulturës. Ceremonia ka qenë një eveniment i rrallë, për shkak se Presidenti francez ka zgjedhur t'ja dorëzojë vetë dekoratën shkrimtarit shqiptar, dhe ajo që e bën edhe më të rëndësishme këtë ngjarje, është se ceremonia ishte individuale, ndryshe nga raste të tjera, kur vlerësime të tilla bëhen për disa personalitete njëherësh.Komandant i Legjionit të Nderit është nderimi më i lartë kombëtar në Francë i krijuar nga Napoleon Bonaparti në vitin 1802 dhe deri më sot mbahet nga 93 mijë anëtarë.kadare [caption id="attachment_758334" align="alignnone" width="720"]kadare holonde Ne foto: Ismail Kadare me presidentin e Frances, Francois Hollande[/caption][caption id="attachment_758336" align="alignnone" width="720"]kadare65476 Ne foto: Ismail Kadare me presidentin e Frances, Francois Hollande[/caption][caption id="attachment_758331" align="alignnone" width="720"]ismail kadare Ne foto: Ismail Kadare me presidentin e Frances, Francois Hollande[/caption][caption id="attachment_758335" align="alignnone" width="720"]kadare Ne foto: Ismail Kadare me presidentin e Frances, Francois Hollande[/caption]kadare 11 kadare 5656 kadaree/Oranews.tv/