Rrezikuan të mbysin 18 emigrantë shqiptarë, arrestohen britanikët
Nga OraNews Përditësimi i fundit 30 Maj 2016, 17:24
Dy shtetas britanikë janë vënë nën akuzë për emigracion të jashtëligjshëm për shkak se tentuan të çojnë me varkë në Britani 18 shqiptarë, të gjithë pa dokumente të rregullta.Britanikët, 33 dhe 35 vjeç, u arrestuan dhe pritet të dalin përpara gjykatës së magjistrave në Medway.Anija u shpëtua dy net më parë dhe në bordin e saj midis 20 personave, ishin edh dy fëmijë shqiptarë.Anija filloi të fundosej mbrëmjen e së shtunës në brigjet Kent. Shpëtimi i emigrantëve erdhi pasi disa prej tyre dhanë alarmin me telefon tek familjarët e tyre në Calais, çka çoi më pas në ndërhyrjen e autoritete franceze në shpëtimin e tyre.Incidenti ka ngjallur frikën se mund të regjistrohen tragjedi të reja me emigrantë si në Greqi apo Itali./Ora News/